Pas pauzës Thaçi kthehet në Komision për të raportuar për dëbimin e gylenistëve

  • 26 April 2019 - 15:00
Pas pauzës Thaçi kthehet në Komision për të raportuar për dëbimin e gylenistëve

Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kuvend e për pak pritet të fillojë komisioni ku po diskutohet për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Pas pauzës e cila u bë me kërkesë të presidentit, deputetët po pritet të fillojnë përsëri diskutimin.

Thaçi kërkoi pauzë shkaku i një telefonate të rëndësishme që tha se duhet të bënte.

Ndryshe, në mbledhjen e komisionit nuk arriti të gjendet një dakordim sa i përket asaj se kur do të jep dëshminë Thaçi, sepse presidenti tha se nuk do të pranojë të raportojë pa ditur se kush është eksperti ndërkombëtar që do të hetojë deklaratën e tij.

(Kosova Sot)