Thaçi: E keni shkelë Ligjin që nga dita e parë e punës me emërimin e ekspertit

  • 26 April 2019 - 15:59
Thaçi: E keni shkelë Ligjin që nga dita e parë e punës me emërimin e ekspertit

Presidenti Hashim Thaçi para Komisionit për Hetimin e Deportimit të gjashtë shtetasve turq tha se ky komision ka bëtë shkelje ligjore që nga dita e parë e punës, duke emëruar si këshilltar një ekspertë që siç tha është i anshëm, duke aluduar për lidhjet e tij me Sami Kurteshin. Madje, tha se Kuvendi duhet të krijojë një komision tjetër për hetimin e punës së këtij komisioni.

Thaçi tha se eksperti që ka emëruar ky komision ka ka bartur materiale edhe nëpër vendet qe se kane njohur Kosovën.

“Ekspertët propozohen dhe caktohen nga anëtarët e komisionit. Ekspertët japin ekspertizën e tyre duke u bazuar në profesionalizmin dhe  parimin e paanshmërisë. Këshilltari nuk është i paanshëm, dhe ju si komision duke e pranua këtë keni bërë shkelje. Ju e keni shkelur Ligjin. Ju keni ba shkelje ligjore nga dita e parë e punës së komisionit. Parlamenti  duhet të zhvillojë debat dhe duhet të hetojë punën e këtij komisioni”, tha Thaçi para Komisionit.

Por, Kurteshi ka thënë se ai askund nuk ka deklaruar se është mik i tijj dhe se bashkëpunon me Vetvëvendosjen.

“Kurrë Sami Kurteshi nuk ka deklaruar se ai është mik i imi, dhe se kurrë nuk ka deklaruat se është këshilltar dhe se bashkëpunon me Vetëvendosjen”, tha Sami Kurteshi. 

(Kosova Sot)