Tre të vrarë nga shpërthimi i bombës në Pakistan

  • 27 April 2019 - 14:19
Tre të vrarë nga shpërthimi i bombës në Pakistan

Tre anëtarë të forcave paramilitare të Pakistanit janë vrarë dhe një tjetër është lënduar nga shpërthimi i një bombe në rajonin e Vaziristanit Verior të shtunën.

Zyrtarët pakistanezë të sigurisë dhe dëshmitarët thanë se bomba u hodh në një pikë kontrolli të forcave të rekrutuara në Shewa, e cila ndodhet vetëm njëzet kilometra larg kufirit me Afganistanin.

Anëtarët e forcave të Khasadarit në këtë zonë thanë se bomba është kurdisur në orët e hershme të mëngjesit kur nuk ka pasur prani të forcave të sigurisë.

Sipas tyre, bomba shpërtheu në orën tetë të mëngjesit kur katër anëtarë të këtyre forcave arritën në pikën e kontrollit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë shpërthim. Sidoqoftë, talibanët pakistanezë më parë e kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme të ngjashme në Vaziristan, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot)