Policia jep detaje për vetëvrasjen në Istog

  • 28 April 2019 - 09:26
Policia jep detaje për vetëvrasjen në Istog

Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm policor ka dhënë detaje rreth vdekjes së një personi nga fshati Kaliqan, komuna e Istogut.

Sipas policisë, në pasditen e 27 prillit pranë një kasolleje druri një person kishte qenë i shtrirë në tokë. Pranë trupit të tij kishte qenë edhe një pushkë gjysmë automatike. Personin e shtrirë në tokë e kanë parë dy fqinjët e tij. Ata e kane lajmëruar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet si dhe personi në fjalë po dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

“Fsh. Kaliqan, Istog, 27.04.2019 – NN.  Raportohet se dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetnte policore”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot)