CIA hyn në 'Instagram' duke botuar foto të të arratisurve

  • 28 April 2019 - 16:02
CIA hyn në 'Instagram' duke botuar foto të të arratisurve

Agjencia qendrore e inteligjencës (CIA) ka hapur llogari në "Instagram", të shoqëruar me një pikturë anonime që përmban informata të fshehura. Këto objekte të fshehura të postuara "online" nga shtabi i agjencisë në Langli, Virxhinia, që të gjitha kanë të bëjnë me të kaluarën e organizatës dhe me punën e spiunimit, të organizuar dhe zbatuar sot. U hap një llogari si pjesë e përpjekjeve për të rekrutuar një gjeneratë më të re të oficerëve, agjentëve dhe analistëve. Fotoja, e cila mund jetë model i tavolinës së drejtorit të CIA-s, Gina Haspel, është postuar të martën. Prandaj... sa gjësende mund t'i vëreni? Duke rekrutuar njerëz nga universitetet dhe nga industria, "Instagram" ia mundëson agjencisë që të depërtojë te një numër më i madh i të të rinjve, meqë shumica e rrjeteve sociale përdoren na personat më të ri, nën moshën 30 vjeçare. 'Jemi duke tentuar ta ngjallim interesimin dhe kureshtjen rreth mënyrave të shumta me të cilat ne shkojmë përpara falë metodave të misioneve globale të CIA-s. Kjo ka bërë që të shkojmë edhe diku ku askush nuk ka shkuar më parë, duke bërë atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë". 

'Përmes rrëfimit, ne bëjmë që agjencia të jetojë, por nuk mund të sigurojmë se do të ketë 'selfie' nga lokacionet sekrete'. Përdoruesit e Instagramit reaguan me fascinim ndaj fotos, me komentin: 'Kjo e ka potencialin që të jetë rrëfimi më madhështor në Instagram. Një përdorues tjetër shkruan: "Më rekrutoni! Mund të punoj".  

(Kosova Sot)