Sulmoi një tjetër duke i shkaktuar lëndime, arrestohet një person në Pejë

  • 28 April 2019 - 16:28
Sulmoi një tjetër duke i shkaktuar lëndime, arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Një person ka raportuar në stacionin policor në Pejë, se derisa po ecte në rrugë pranë tij është ndalur një veturë e tipit ‘Mercedes’ me targa vendore, nga e cila ka dalë një person që pasi ka shtënë me armë në ajër, e ka goditur me dorëzën e armës, duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka marrë trajtim në spitalin rajonal në Pejë.
 
Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia pas një pune intensive operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të këtij rasti, dhe në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli – bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.

Gjatë bastisjes, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, një armë e gjatë dhe një bajonetë.

I dyshuari, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit për 48- orë. 

(Kosova Sot)