Maskarada, kërkohet hetimi dhe shkarkimi i Thaçit

  • 28 April 2019 - 19:05
Maskarada, kërkohet hetimi dhe shkarkimi i Thaçit

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni se si e pse dështoi gjatë ditës së premte raportimi i Thaçit për deportimin e kundërligjshëm të shtetasve turq nga Kosova? A ishte një maskaradë shfaqja e të premtes e Thaçit para komisionit parlamentar të Kuvendit !? A është autori e fajtori kryesor Thaçi për deportimin e turqve nga vendi? A tregoi raportimi i presidentit ne komisionin hetimor, se çfarë njeriu i keq e i degraduar është duke e udhëhequr e shkatërruar Kosovën dhe se ai do të duhej që sa më parë të shkarkohej nga ajo pozitë nga ku Thaci e ka kapur shtetin duke e shndërruar atë edhe në shtet kriminal!?

A e patën rastin ideal ta shohin i tërë populli ashtu edhe ambasadorët e huaj në Kosovë se kush është Hashim Thaçi dredharak e mashtrues dhe se si luan ai edhe para kamerave, kërcënon, shantazhon, shkel ligjet e kushtetutën, tallet dhe luan me çdo kënd qe i del përpara, përfshirë edhe deputetët e komisionin legal të Kuvendit të Kosovës !? Si po tenton Thaçi t’i ikë drejtësisë, edhe kur është pa shansa? A duhet të hetohet dhe të shkarkohet Thaçi për shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, së pari ndaj popullit kosovar, por edhe të atyre turq e gylenistë!? Si e pse guxon të shkel me të dyja këmbët Thaçi kushtetutën e Kosovës dhe të gjitha ligjet në fuqi të Kosovës!? Si e tregoi Presidenti sundues Thaçi stilin e vet “sulltanesk” e autoritar, dhe qëllimshëm dredharaku “harroi” e refuzoi me ngulm, që ishte aty për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve e jo për t’i marrë këta në pyetje ai!?

A është sulltani Thaçi i mësuar që ta bëjë lëmsh secilën situatë të mundshme!? Pse edhe deri në përfundim të mbledhjes së dështuar, kreu i Republikës nuk iu përgjigj pyetjet kryesore: A e ka thirrur Erdogani atë për rastin e turqve? A e ka dëshmuar skandali i gylenistëve se sa poshtë ka rënë Republika jonë, për shkak të një lidershipi siç është vet Thaçi , që është në gjendje të bëjë gjithfarë pazaresh në kurriz të të drejtave universale të njerëzimit te garantuara me ligj e kushtetutën e vendit!? A është problemi te mosfunksionimi i drejtësisë, që në rrethana normale do të duhej ta hetonte edhe presidentin, për të provuar ndërhyrjen e tij të kuptueshme me fakte e ligje e kushtetute në këtë rast? A është e turpshme ta shohësh se kush po e përfaqëson këtë shtet, këtë Parlament, Qeveri dhe Presidencë ne Republikën e kapur të Kosovës nga Thaçi e sulltan e thaçistët e tij?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.