Sulm në SHBA, 7 të lënduar, 1 i vdekur

  • 29 April 2019 - 09:07
Sulm në SHBA, 7 të lënduar, 1 i vdekur

Autoritetet e qytetit Baltimore të Maryland, në SHBA, kanë njoftuar se ka ndodhur një sulm në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, duke e lënë të vdekur një person dhe shtatë të lënduar, raporton USNEWS.

Një person i armatosur ka gjuajtur në turmën e njerëzve të cilët ishin mbledhur të dielën mbrëma në njërën nga rrugët e pjesës perëndimore të qytetit Baltimore.

Komisari i Policisë, Michael Harrison, tha se sulmuesi gjuajti me armë në orën 17:00 të orës lokale. Harrison shtoi se personi iu afrua turmës dhe filloi të gjuaj duke e përshkruar si “një gjuajtje qyqare, shumë tragjike”. Duke folur në vendin e ngjarjes, ai tha se të dhënat e para na bën të mendojmë se personi qëlloi turmën pa ndonjë qëllim.

Ky sulm vjen gjashtë muaj pasi që Harrison erdhi në krye të departamentit të policisë së qytetit, e që në fakt kishe premtuar që ta bëjë qytetin më të sigurt, duke shtyrë reforma të thella në sektorin policorë. Baltimore është njëri ndër qytetet e mëdha më të varfëra të SHBA-së, ku numri i të pastrehëve, shtohet për 300 persona çdo vit.

Komisari tha se kanë qenë dy tubime në atë rrugë, ndërsa gëzhojat e plumbave janë gjetur në dy vende, duke e lënë policinë të dyshojë se kanë qenë dy sulmues, ose i njëjti ka gjuajtur dy herë.

Sulmi ndodhi në rrugën që ndodhet mbrapa kishës, por sipas policisë, nuk ekziston ndonjë lidhje mes sulmuesit dhe kishës, dhe nuk cilësohet si sulm i urrejtjes.

Harrison tha se ata janë në kërkim të dëshmitarëve që ishin prezentë, në mënyrë që ta kuptojnë më mirë se çfarë ndodhi. 

(Kosova Sot)