Ky është orari i takimeve sot në Berlin

  • 29 April 2019 - 12:21
Ky është orari i takimeve sot në Berlin

Liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Berlin do të kenë një agjendë të ngjeshur me takime. Mësohet se takimet me liderët do të fillojnë nga ora 16:00, derisa do të vazhdojnë deri në orën 19:30.

Siç ka raportuar media, ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet sot fillimisht me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Takimi do të jetë i shkurtë, e do të fillojë në orën 16:00.

Një bisedë të shkurtë Merkel pas Zaevit, do të zhvillojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në orën 17:00, pasi që Merkel përfundon takimet me Zaevin e Ramën, ajo do të shihet me presidentin e Francës, Emanuel Macron në orën 17:00, teksa gjysmë ore më pas ata do të dalin në një konferencë për media.

Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të takohet në një takim pune me liderët e përfaqësuesve të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17 e 30.

Ky takim pune do me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17 e 45 dhe do të zgjas deri në orën 19 e 30.

Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.

Sipas agjendës ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në orën 19 e 30 më do të realizohet fotografimi ‘familjar’. Megjithatë nuk dihet ende nëse do të ketë takime bilaterale me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot)