E zbulon ish deputeti: Ja pse është i shqetësuar Thaçi në prag të Samitit të Berlinit

  • 29 April 2019 - 14:18
E zbulon ish deputeti: Ja pse është i shqetësuar Thaçi në prag të Samitit të Berlinit

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Presisenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shumë i shqetësuar në prag të samitit të Berlinit , duke e ditur qartë cili është qëndrimi i kancelares Merkel lidhur me copëtimin e Kosovës.

“Sigurisht që kancelarja Merkel nuk do ta organizonte një samit të tillë së bashku me presidentin francez Makron, sikur të mos kishte një lloj dakordimi lidhur me këtë çështje. Shpresoj shumë që ëndrra e Thaçit për t'i dhënë Serbisë territor të Kosovës, mund të marrë fund në Berlin. Thaçi edhe deri me tash i ka shkaktuar dëm të pakompenzueshem duke shtyrë përpara planin serbo-rus për copëtimin e Kosovës, plan ky, i cili synon njëkohësisht shkatërrimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe”, ka thënë ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)