Vuçiq-Mogherinit: Bisedimet i vazhdojmë nesër, nëse ndodhë kjo

  • 29 April 2019 - 17:08
Vuçiq-Mogherinit: Bisedimet i vazhdojmë nesër, nëse ndodhë kjo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është drejtuar mediave pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin në Berlin. 

Vuçiq është deklaruar edhe njëherë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vazhdimit të dialogut. Vazhdimi i bisedimeve sipas tij do të ndodhë vetëm kur të hiqet taksa për produktet serbe e boshnjake.

“I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën.”, tha presidenti serb. 

“Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha.”, shtoi presidenti i Serbisë. 

Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë. 

“A do të kemi sukses në të ? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiq.

Përmes Twitterit për takimin ka shkruar edhe zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq.

(Kosova Sot)