“Tronditet” Thaçi në Berlin, protestuesit e quajnë kriminel e…

  • 29 April 2019 - 18:19
 “Tronditet” Thaçi në Berlin, protestuesit e quajnë kriminel e…

Nën moton “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjermani është duke protestuar në Berlin.

Para mediave, këta aktivistë po e quajnë kriminel, presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, teksa thonë se nuk do të pranojnë këto negociata që po bëhen nga presidenti i Kosovës e Serbisë. 

“Ne si VV jemi kundër, jemi në rritje, si mërgatë qëndrojmë fuqishëm pas VV dhe do ta mbështesim çdo protestë që është kundër ndonjë vendimi që bëhet kundër kombit”, u tha në protestë.

Kjo protestë në Gjermani u paralajmërua ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

(Kosova Sot)