Tony Blair i bën thirrje Jeremy Corbyn që ta mbështetë një referendum të dytë

  • 30 April 2019 - 10:44
Tony Blair i bën thirrje Jeremy Corbyn që ta mbështetë një referendum të dytë

Ish-kryeministri laburist i Britanisë, Tony Blair, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë laburistë, Jeremy Corbyn, që ta mbështetë një referendum të ri për Brexit, ndërkohë që sot do të mbahet mbledhja e partisë e do të vendoset mbi hapat e ardhshëm e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane.

Corbyn është nën presion të lartë nga bashkë partiakët e tij, të cilët kërkojnë nga ai që ta mbështesë një referendum të dytë, dhe të mos pranojë marrëveshje me partinë konservative, raporton Daily Mail

Tony Blair tha se një referendum i dytë do të ishte një “proces shërimi” për Britaninë. Ai shtoi se deputetët nuk janë në gjendje ta ratifikojnë ndonjë marrëveshje të qeverisë, dhe për këtë arsye, Blair tha se përgjegjësinë duhet ta marrë populli e jo parlamenti.

Anëtarët e partisë Laburiste kanë kërcënuar shefin e tyre, se nëse ai nuk e mbështetë një referendum të dytë, ata do të dalin nga partia, dhe do t’i mbështesin partitë që në fakt tani kanë dalë hapur pro referendumit tjetër.

Por në anën tjetër, pritet që Corbyn, ta vendosë këtë vendim në pritje, e që më herët kishte deklaruar se më mirë e mbështetë një Brexit të botë, sesa një referendum të dytë. Sipas deklarimeve të tij të mëhershme, së pari duhet shterur mundësitë e një Brexiti të butë ose ndonjë marrëveshje me BE-në, e pastaj nëse nuk ndodhin këto, ai do e mbështetë një referendum të dytë.

Tony Blair, ka qenë kryeministri i Britanisë së Madhe, në kohën kur NATO e morri vendimin për ta bombarduar Serbinë, për krimet dhe gjenocidin në Kosovë. Ai pati një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e bombardimit. 

(Kosova Sot)