‘Goditje’ për Thaçin: Samiti i Berlinit demaskoi keq Limajn dhe Ahmetin, ja roli i Baton Haxhiut

  • 30 April 2019 - 11:45
‘Goditje’ për Thaçin: Samiti i Berlinit demaskoi keq Limajn dhe Ahmetin, ja roli i Baton Haxhiut

Në Samitin e Berlinit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe njëherë kërkoi dialog pa kushte në Berlin.

Poashtu, në Berlin u demaskuan edhe njëherë të ashtuquajturit udhëheqës të ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët nuk u ftuan fare në këtë Samit, e në vend të tyre Thaçi me vete mori Baton Haxhiun dhe Hajdar Beqën. 

Sipas analistëve politikë, Samiti i Berlinit nxori në sipërfaqe edhe një herë disa të vërteta të kamufluara deri më tani mjeshtërisht nga Hashim Thaçi lidhur me përbërjen dhe kompetencat e pa qena të ekipit negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë.

Image
Florim Zeqa

Analisti politik Florim Zeqa, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se të cilit vetë anashkalimi në tërësi i të ashtuquajturit Ekip Negociator, hoqi maskat e lojërave plot hipokrizi të Hashim Thaçit, ndërsa mos pjesëmarrja e dy krerëve të ekipit negociator në këtë samit, Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit, dhe zëvendësimi i tyre me Baton Haxhiun dhe Hajdar Beqajn, dëshmoj katërçipërisht agjendën private dhe krejtësisht antishtetërore te presidentit Thaçi.

Madje Zeqa vlerëson se edhe përsëritja e kërkesës për dialog pa kushte me Serbinë e presidentit Thaçi e shpërfaqi edhe një herë vasalitetin e tij karshi Serbisë gjakatare së bashku me baton Haxhiun. 

“Përderisa roli i Baton Haxhiut ne Bruksel ishte i dyfishtë; mentor dhe monitorues i Hashim Thaçit, Hajdar Beqa në Bruksel shkoi si vegël besnike e tyre. Pra, Samiti i Berlinit e demaskoi më së keqi dhe në tërësi ekipin negociator të Kosovës, i cili përveç se nuk është shtetëror, doli të na jetë krejtësisht i pa përfillshëm nga presidenti Thaçi. Ndërsa dy krerët e ekipit negociator mbetën të tillë çfarë janë, vegla “kondor” të Hashim Thaçit”, tha për “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa.

Sipas tij, vazhdimi i mbetjes së Limajt dhe Ahmetit në ekipin negociatat nuk e ka asnjë kuptim pas këtij Samiti pasi që ata tanimë në hapin e parë janë komprometuar seriozisht nga kreu i shtetit dhe veglat e tij.

“Injorimi i plotë i tyre nga Hashim Thaçi dhe mos ftuarja në këtë samit, tregon se sa të pa vlerë dhe pa përfillshëm janë dy kokat e "socialdemokracisë" Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, sa që prezenca e mëtutjeshme e tyre në krye të ekipit negociator vetëm sa i komprometon akoma më tepër personalitetet e tyre”, potencoi ai.

Me tej, Zeqa thotë se vazhdimi i dialogut pa kushte nga një president servil dhe i pa përgjegjshëm, do të thotë kërcënim për shtetin dhe rrezik për jetën e qytetarëve, prandaj kundër një rreziku të tillë duhet reaguar qytetarët. 

“Andaj, është momenti i fundit të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit tonë, në mbrojtje të Republikës së Kosovës me largimin e vasaleve të Serbisë nga pushteti, gjegjësisht me shkarkimin e menjëhershëm të presidentit dhe qeverisë kuislinge”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot”

Ai ka përfunduar se Samiti i Berlinit e dëshmoi se i ashtuquajturi ekipi negociator i Kosovës është e keqja më e vogël për shtetin në raport me rrezikun që po i kërcënohet nga Thaçi dhe veglat e tij që lanë në hije ekipin negociator.

(Kosova Sot)