Flet doktoresha që po e trajton mësuesen: Ka 3 therje me thikë

  • 30 April 2019 - 13:53
Flet doktoresha që po e trajton mësuesen: Ka 3 therje me thikë

Doktoresha që po e trajton mësuesen e therur në shkollën “7 Marsi” në lagjen Emshir në Prishtinë, ka thënë se gjendja e mësueses është stabile.

Doktoresha ka thënë se mësuesja Vlora Peci është therur 3 herë me thikë në abdomen.

“Ka 3 therje me thikë në abdomen. Për momentin gjendja e pacientes është stabile. Janë marrë të gjitha ekzaminimet e mundshme, terapia i është dhënë dhe tani pranohet në Kirurgjinë Abdominale”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot)