Përfundon mbledhja mes Bashës dhe Kryemadhit: Nesër dy aksione të rëndësishme, çfarë pritet të ndodhë

  • 01 May 2019 - 11:34
Përfundon mbledhja mes Bashës dhe Kryemadhit: Nesër dy aksione të rëndësishme, çfarë pritet të ndodhë

Ka perfunduar takimi mes kryetares se LSI-se Monika Kryemadhi dhe Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha.

Pas rreth nje ore takim ne zyrat e LSI, ne nje deklarate para mediave, Basha u shpreh:

Jemi në një krizë të thellë, dhe shkaku është qeveria e lidhur me krimin. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet, nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni për bllokimin e akseve kryesore, paradite në orën 11:00 do të shpalosim së bashku me aleatët detyrat e qeverisë tranzitore për zgjedhje të lira.

Takimi vjen një ditë para protestës së opozitës, që siç ka marrë vendim, çdo të enjte do të bllokojë rrugët në aksët kryesore të vendit nga jugu në veri lidhëse me kryeqytetin.

(Kosova Sot)