Vulin i fyen shqiptarët

  • 02 May 2019 - 09:30
Vulin i fyen shqiptarët

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleskandar Vulin ka thënë se angazhohet për përkufizim sa më të shpejtë me shqiptarët, duke përdorur shprehjen “shptari”, sepse Serbia, siç shton ai, vetëm kështu do të mund të vazhdojë të merret me veten dhe me popullin e saj

Ai ka thënë se ky është mendim i tij personal dhe se ky qëndrim nuk e ka mbështetjen as të kryetarit (të Serbisë, Aleksandar Vucic) as të qeverisë, duke përkujtuar se Kuvendi i Serbisë kurrë nuk ka debatuar për këtë.

“Unë jam për pukufizim sa më të shpejtë e sa më sigurt me shqiptarët (‘shiptarima’)… Por sa më parë e sa më shpejt të ketë një kufi mes nesh e atyre do të jetë kjo garanci e fortë se do të mund të merremi me veten e me popullin tonë, e ho që të merremi me atë që kriminelët e pagjykuar të luftës duan të bëjnë e bëjnë. Dhe e dini, nëse dikur kam dyshuar se ndoshta nuk kam të drejtë – tash kur po e shoh se kundër përkufizimit (‘razgranicenje’) janë Gjermania, Kroacia, Shqipëria, “shiptari” në Kosovë, pjesë të BeH-së, Maqedonia veriore – unë nuk kam asnjë dilemë të vetme se kam pasur të drejtë dhe se kjo është mirë për popullin serb”, ka thënë Vulin në kremtimin e Një majit.

(Kosova Sot)