Rama mbledh grupin, flet për Samitin e Berlinit: Nuk kisha parë kurrë më parë kaq dezinformim, ai ishte…

  • 02 May 2019 - 10:17
Rama mbledh grupin, flet për Samitin e Berlinit: Nuk kisha parë kurrë më parë kaq dezinformim, ai ishte…

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, me një sqarim lidhur më sa ndodhi në Samitin e Berlinit.

“Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim, keqinformim më të madh mediatik dhe politik, sesa tërësia e marrëzirave dhe ligësive që u shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave në Tiranë dhe Prishtinë, samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat, asnjë samit për integrimin e Ballkanit perëndimor”, u shpreh Rama.

“Gramafonët që lajmëruan kobin e zi të mbylljes së negociatave, pa mbaruar ne as kafet e mirëseardhjes, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me vete vendi në rrugën e theqafjes politik që e kanë zgjedhur vetë.

Nuk shkova në takim për vendimin në zyrën e kancelares, se ajo nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën, pa dalë raportin”, pohoi ai më tej.

(Kosova Sot)