Flet vëllai dhe djali i “Dajës”: Ja miqësia me Muratajn, nuk na duhet të grabisim sepse…

  • 02 May 2019 - 13:05
Flet vëllai dhe djali i “Dajës”: Ja miqësia me Muratajn, nuk na duhet të grabisim sepse…

Djali i Ragip Hajdit dhe vellai i tij, kane qene ne te njejten linje me te arrestuarin, e njohur me nofken “Daja”, se eshte arrestuar pa prova, duke pohuar se ai nuk ka asnje lidhje me grabitjen e miliona eurove ne pisten e Rinasit.

Ne nje deklarate per mediat, nderkohe qe Ragip Hajdini ndodhet pas hekurave pas mases se sigurise “arrest me burg”, kane thene se ai eshte thjesht nje viktime.

“Ai eshtë viktimë, vetëm që ka marrë pjesë në varrimin e Muratajt, edhe unë kam marrë pjesë, se një njeri që të vjen dhe të thërret në dasmë, i shkohet edhe në mort, vetëm rreth miqësie jemi me të”, u shpreh Muatafa Hajdini, vellai i Ragipit, në një prononcim për mediat.

Nderkohe qe i biri i te arrestuarit, Dardani, ka thene se ata kane te ardhura dhe nuk kane nevoje te grabisin. “Ne kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

Lidhur me vjedhjen ne Peje, ai ka treguar se “vëllai i tij ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij. Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.

(Kosova Sot Online)