Protesta e opozitë, shënohen incidentet e para në Shkodër, ja situata në 12 qarqe

  • 02 May 2019 - 18:46
Protesta e opozitë,  shënohen incidentet e para në Shkodër, ja situata në 12 qarqe

Sikurse edhe ishte lajmëruar, opozita ka nisur bllokimin e rrugëve në të 12 qarqet e vendit, bllokim i cili pritet të zgjasë më shumë se dy orë.

Lideri i PB-së, Lulzim Basha ka marshuar me protestuesit në Elbasan, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e pranishme në Durrës.

Ndërkohë që ka nisur grumbulimi i protestuesve në të 12 qarqet e vendit, aktualisht situata paraqitet e qetë, përjashtuar një incident të Shkodër, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak të bllokimit  të rrugës.

Ndërkohë bllokimi i rrugëve ka nisur edhe në Gjirokastër. Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu. Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet.

Po ashtu edhe në Vlorë janë grumbulluar protestuesit, ndërsa situata është e qetë. Në këtë qark, protesta do të jetë nën drejtimin e ish-deputetes së PD-së, Nadire Meçorapja.

Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momete edhe në qarkun e Didrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.

WhatsApp Video 2019-05-02 at 6.10.24 PM on Vidnews.

(Kosova Sot Online)