Domi: BE-ja e shurdhër plotësisht, urojë ta kenë dëgjuar Merkelin për kufijtë

  • 02 May 2019 - 18:53
Domi: BE-ja e shurdhër plotësisht, urojë ta kenë dëgjuar Merkelin për kufijtë

Profesoresha e Universitetit të Kolumbias, Tanya Domi, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i aftë të perceptojë rrezikun që vije nga një ide për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj BE-ja është plotësisht e shurdhër në këtë aspekt, dhe shpreson që t’i kenë dëgjuar thirrjet te kancelares Merkel dhe kundërshtimin e saj rreth kësaj ideje.

Ajo thotë se Bashkimi Evropian janë totalisht të paaftë kur bëhet fjalë për një çështje të tillë të ndjeshme, siç është korrigjimi i kufijve.

“ BE-ja nuk është vetëm e pa aftë të perceptojë zërin kur flitet për korrigjimin  e kufijve dhe ndryshimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes Kosovë-Serbi, por ata janë vërtetë të shurdhër. Shpresoj që ta kenë dëgjuar Merkelin dhe shumë të tjerë. Ata nuk janë vetëm të pakujdeshëm, por të pa aftë”, ka shkruar Domi në twitter.

Tanya L. Domi është Asistent Profesoresh e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Shkollën e Universitetit të Kolumbias , dhe është anëtare e fakultetit të Institutit Harriman.

Domi është marrë gjerësisht me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s.

Ajo ligjëron “Të Drejtat e Njeriut në Ballkanin Perëndimor” dhe “Fuqitë e Mëdha dhe Ballkani Pas Rënies së Jugosllavisë”.

Gjatë punës së saj të mëparshme në Bosnje dhe Herzegovinë për zbatimin e Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit për Misionin e OSBE 1996-2000, ajo shërbeu në pozitën e Këshilltares të Ambasadorit të SHBA Robert Barry dhe si Kryetare e Komisionit të Ekspertëve të Mediave të OSBE-së.

Ajo më vonë shërbeu si Zëdhënëse e Misioni i OSBE-së në BiH. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte tranzicioni demokratik në Shqipëri, Armeni, Gjeorgji, Haiti, Kosovë, Mal të Zi, Nepal, Serbi, Gambi, Filipine dhe Sudanin e Jugut. Domi është një ish-analiste e politikës së mbrojtjes të Kongresit dhe gjithashtu ka shërbyer në Ushtrinë Amerikane si një oficere për 15 vjet.

(Kosova Sot Online)