Hungaria kritikon BE-në se nuk ia respektoi veton që e mbron Izraelin

  • 02 May 2019 - 21:08
Hungaria kritikon BE-në se nuk ia respektoi veton që e mbron Izraelin

Bashkimi Evropian është akuzuar se ka injoruar veton e Hungarisë, ndaj një deklarate e cila e kritikon Izraelin për veprimet e saj ndaj Palestinezëve.

Në një deklaratë, përfaqësuesi i Finlandës në OKB, Kai Sauer, e përjashtoi Hungarinë kur e lexoi deklaratën e Bashkimit Evropian, se kjo e fundit i dënon veprimet e Izraelit, ndërsa Hungaria, kishte përdorur veto, që këto kritika ndaj Izraelit të mos kalonin, raporton Euro News.

Duke cituar “shqetësime serioze” mbi gjendjen mes Izraelit dhe Palestinës, Sauer theksoi se duhet punuar më shumë drejtë një zgjidhje paqësore, e cila është zgjidhja dy-shtetërore.

Ai gjithashtu, kritikoi Izraelin në emër të BE-së, mbi dhunën e vazhdueshme që përdoret ndaj palestinezëve të cilët jetojnë në Izrael.

“Veprime të tilla, e minojnë mundësinë e zgjidhjes paqësore të situatës së krijuar” tha Sauer, duke lexuar deklaratën e BE-së.

Në përgjigje, Hungaria tha se është e papranueshme që të lexohet deklarata, kur Hungaria në fakt e përdori të drejtën e vetos.

Duke folur për Euro News, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto tha “Ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk pajtohemi me tekstin e kësaj deklarate”. 

Ai tha se Hungaria, do ta procedojë këtë çështje tek Frederica Mogherini, nga e cila presin që të marrë masa për situatën e krijuar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe homologu i tij hungarez, Victor Orban, shpesh herë kanë shkëmbyer vizita diplomatike, dhe përkundër gjërave që i ndajnë të dy, ata i bashkojnë idetë kundër miliarderit George Soros dhe kërcënimit ndaj radikalizmit islam.

(Kosova Sot Online)