Shteti dorëzohet përballë Devollëve: Kontratën me Z-Mobile nuk guxojmë ta ndërprejmë

  • 03 May 2019 - 11:02
Shteti dorëzohet përballë Devollëve: Kontratën me Z-Mobile nuk guxojmë ta ndërprejmë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala po mban mbledhje, ku të ftuar sot janë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka pyetur Llukën nëse kanë bërë ndonjë analizë të kontratës me Z-Mobile.

"Kontratën me Z-Mobile nuk kemi trup që ta administrojmë, është një hap tjeter ku kemi dërguar para idenë që të na ndihmojnë ekspert të jashtëm. Ky grup i ekspertëve do të i ndihmoj ekipit të Telekomit, se cfarë do të bëjë ne lidhje me negociatat me kontraten e Z-mobile dhe kontratave tjera, si kontrata me shitjen e mbushjeve ku edhe aty ka ankesa të cilat shkaktojnë pengesa të mëdha" tha Lluka. 

“…Ne si ministri nuk e kemi autoritet që të shkepusim kontratën në mënyrë të njëanshme, pasi nuk kemi dashur të rrezikojmë të futemi në një arbitrazh të dytë", ka thënë më tej Lluka.

(Kosova Sot Online)