Paralajmërimi i rëndë për PTK-në, kërkohet urgjentisht hetimi për Devollët

  • 03 May 2019 - 13:00
Paralajmërimi i rëndë për PTK-në, kërkohet urgjentisht hetimi për Devollët

Gjatë ditës së sotme, komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për gjendjen në PTK ka raportuar Ministri, Valdrin Lluka. Duke folur për kontratën me Z-Mobile, Lluka ka thënë se këtë kontrate ‘nuk guxojmë ta ndërprejmë’. 

E lidhur me këtë, eksperti i çështjeve ekonomike, Dardan Grapci, thotë se deklarata e Llukës është një dëshmi e fuqishme që flet se shteti është i dorëzuar përballë mafio-oligarkëve Devolli.

Image
Dardan Grapci

Grapci tha për “Kosova Sot Online” se tani më po shihet ashiqare që mafia politike është bërë pjesë e shkatërrimit të PTK-së së bashku me Devollët. Ai a kërkuar urgjentisht shkarkimin e ministrit, Valdrin Lluka nga posti i tij.

“Me këtë deklarate të Ministrit Valdrin Lluka po shohim se mafia është më e fortë se Kushtetuta dhe Ligji i Kosovës, përndryshe kjo kontratë që është bërë në mes të PTK-s dhe Z-MOBILE është dashur të ndërpritet shumë kohë përpara”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, është koha e fundit që Prokuroria e shtetit duhet të zbarkon tek Devollët dhe të merret me hetimin e plotë të të gjithë veprimtarisë së tyre biznesore, duke parandaluar kështu edhe shkatërrimin e PTK-së në momentin e fundit. 

“Mendoj që Korporata DEVOLLI duhet të hetohet nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës, që në këtë mënyrë të anashkalohet edhe shkatërrimi dhe falimentimi total i PTK-s. Sa i përket Ministrit Lluka do ishte mirë të jetë pak më i qartë nëpër deklaratat e tij, gjithashtu Ministri Lluka duhet të tregoj haptas pa frike, arsyen pse nuk guxojnë ta ndërkrejnë kontratën me Z-MOBILE dhe kush qëndron prapa këtij skenari shkatërrimtar që është duke ndodhur”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)