Lorenc Vangjeli nuk përmbahet ndaj Edi Ramës: Është bir ku*ve

  • 04 May 2019 - 10:01
Lorenc Vangjeli nuk përmbahet ndaj Edi Ramës: Është bir ku*ve

Ai ishte i ftuar ditën e sotme në Zonë e Lirë.

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar profilin e Lulzim Bashës, kreut të demokratëve duke e krahasuar me kryeministrin Edi Rama.

Pyetja është se “kush i manipulon më shumë ndërkombëtarët”, por Vangjeli është i mendimit se ndërkombëtarët priren të jenë me atë që është në pushtet.

Në emisioni “Zonë e Lirë”, Vangjeli e ka quajtur Bashën si “djalë katalogu”, një njeri pa vese negative, madje edhe i pa akuzuar se konsumon kokainë, “siç flitet për dikë”, shtoi ai.

Pjesë nga diskutimet:

Lorenc Vangjeli: Basha është djalë katallogu, nuk konsumon alkool, nuk pi duhan, nuk flitet për ndonjë…(kokainë) siç flitet për dikë.

Arjan Curri: Rama iu duhet ndërkombëtarëve se Bashën momentalisht nuk po e lënë. Nuk e lënë ata që janë brenda aty ka disa. Nuk është çështje katalogu apo mode. S’është puna sa seks bën.

Vangjeli: Në politikë, ndërkombëtarët zgjedhin gjithmonë birin e tyre të kurvës. Atë që është në pushtet. Nesër nëse do të vinte Basha në pushtet, do ishte ai biri i kurvës.

Image

Curri: Mendoj se e acaron me ato detajet, veshjen, atletet. Por mendoj se me ndërkombëtarët është koherent.

(Kosova Sot Online)