Policia jep detaje rreth therrjes me thikë në Suharekë

  • 04 May 2019 - 10:59
Policia jep detaje rreth therrjes me thikë në Suharekë

Dy persona janë therur mbrëmë me thikë në Suharekë, duke marrë kështu lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për therrjen e dy personave në Suharekë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar, ndërsa i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)