Shkon në mbi një mijë numri i viktimave të ebolas

  • 04 May 2019 - 11:00
Shkon në mbi një mijë numri i viktimave të ebolas

Ministria e Shëndetësisë e Kongos ka njoftuar se numri i të vdekurve nga epidemia e ebolas ka shkuar në mbi një mijë. Shpërthimi i sëmundjes kishte nisur në gusht të vitit të kaluar dhe është periudha e dytë më vdekjeprurëse në histori të këtij vendi.

Zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, tha se mungesa e besimit dhe dhuna janë duke i penguar përpjekjet për ta luftuar sëmundjen dhe ajo po përhapet në lindje të shtetit.

Punëtorët shëndetësorë kanë sasi të mjaftueshme të vaksinave. Më shumë se 100 mijë vaksina janë dhuruar deri tash për trajtimin e sëmundjes. Megjithatë, dhuna e vazhdueshme në lindje të Kongos, ku grupet e militantëve janë aktivë.

Republika Demokratike e Kongos është duke u përballur edhe me rritje të rasteve të fruthit. Më shumë se një mijë njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe rreth 50 mijë të tjerë janë të infektuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 14 nga 26 rajonet e vendit janë regjistruar raste të fruthit.

Në anën tjetër, ebola deri tash është regjistruar në vetëm dy rajone, por monitorimi i gjendjes po vështirësohet për shkak të dhunës dhe gjendjes së brishtë të sigurisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreziku për shpërndarje globale është i ulët, por sëmundja mund të përhapet në vendet fqinje, shkruan “BBC”.

 

(Kosova Sot Online)