Akuza e radhës: Ja skenari për shkatërrimin e PTK-së, shteti i dorëzuar ndaj Devollëve

  • 04 May 2019 - 12:06
 Akuza e radhës: Ja skenari për shkatërrimin e PTK-së, shteti i dorëzuar ndaj Devollëve

Shkatërrimi i PTK-së, kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i këtij Ministri

Duke raportuar para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për gjendjen në PTK, Ministri, Valdrin Lluka ka deklaruar se nuk mund dhe nuk guxon që ta ndërprejë kontratën me Z-Mobile.

E sipas analistit politik, Gani Qarri, duke parë deklarimin e hapur të Ministrit Lluka, tha se kjo kontratë ka për qëllim çuarjen deri në fund të skenarit, që është shkatërrimi i kësaj ndërmarrje publike ndër më profitabilet në vend.

“Megjithëse marrëveshja e dëmshme mafioze me Devollët , qoi në falimentim Telekomin e Kosovës, çuditërisht, ministri Valdrin Lluka deklaron se kontratën me Z-Mobile nuk guxojmë as ta ndërprejmë?! Kjo është edhe një dëshmi më tepër se vërtetë shteti është dorëzuar përballë mafio oligarkëve Devolli dhe mafia politike është bërë bashke me Devollët në shkatërrimin e PTK-së. Ndaj më e pakta punë që duhet të ndodhë me këtë rast, është shkarkimi i menjëhershëm i Valdrin Llukës nga posti i tij dhe nisja e hetimeve nga prokuroria për këtë kontratë që shkatërroi PTK-në, siç duhet të hetohet edhe heshtja e qeverisë përballë këtij skandali në PTK, nëse edhe ajo është e kapur nga Devollët”, deklaroi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online"

(Kosova Sot Online)