Akuza e radhës: LDK-ja bashkëfajtore për gjithë regresin që ka marrë Kosova, nën pushtetin e SHIK-ut

  • 04 May 2019 - 13:07
Akuza e radhës: LDK-ja bashkëfajtore për gjithë regresin që ka marrë Kosova, nën pushtetin e SHIK-ut

Edhe përkundër faktit, që në LDK ka zëra kritik ndj mënyrës se si është duke qeverisur koalicioni PANA i prirë nga PDK-ja, analistët politik akoma nuk besojnë që kjo parti politike, i ka seriozisht ato kritika, sepse fare lehtë mundë të jenë në një koalicion të ri qeverisë me PDK-në pasi që të gjitha dështimet dhe vndimet e mëdha pr të dëmshme për Kosovën e mbajnë vulën e PDK-së dhe të LDK-së. Këtë dyshim të tij të thellë dhe parashikim të rrezikshëm e jep analisti dhe publicisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

“LDK-ja është aleate e vjetër e PDK-së, dhe si e tillë është bashkëfajtore në gjithë regresin dhe goditjet qe ka marrë shteti i Kosovës, nën pushtetin e SHIK-ut. Sa herë qe LDK-ja ka bashkëqeverisur me PDK-në, Kosova ka përjetuar dëme të rënda, gati të pa rikuperueshme. Koha ka dëshmuar se LDK-ja, edhe pse partia më e vjetër pluraliste në Kosovë, pas vdekjes se liderit të saj dr. Ibrahim Rugova, është shndërruar në patericë të partive pushtetare, duke i shërbyer interesave të ngushta klienteliste, klaneve dhe oligarkëve të rinj. Nëse kthehemi në restrospektivë, LDK-ja nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut, ishte kthyer në shtyllë të pushtetit zhvatës të PDK-së dhe të vet Hashim Thaçit, duke e forcuar në planin e tij për ndarjen etnike të Kosovës, thellimi i ndarjeve etnike në veri dhe krijimi i autonomisë së komunave serbe”, theksoi Bojaj për "Kosova Sot Online".

Sipas Bojajt, po ashtu, në këtë fazë u mbyll procesi hetimor i vrasjeve politike të pasluftës të atdhetarëve shqiptarë dhe u ndërtua një aleancë mes llaskucëve në pushtetin SHIK-LDK, që rezultoi me thellimin e krimit të organizuar, zhvatjen e parasë publike, ndarjen selektive të tënderëve etj. “Sejdiu legjitimoi, atëbotë, kapjen e shtetetit nga oligarkët e PDK-së.

Shitja e kritereve programore e politike të LDK-së, për një post, apo për disa pozita të një klani, në kohëzgjatje aq sa deshi vet Hashim Thaci, për tu divorcuar më vonë, krejt njëanshëm, në një ‘aksham pazar’ në “Zanzi-bar”. Marrëveshjet pa kriter edhe përfundojnë pa kriter. Ky fakt do duhej të ishte mësim, po jo! – Ngase LDK-ja edhe pas Sejdiut, vazhdoi avazin e vjetër të flirtrimit për një post të lartë, por e pësoi njëjtë. Të njëjta ambicie e dërguan në të njëjtin kurth. Gjithashtu, pasardhësi i Sejdiut, Isa Mustafa, vazhdoi të njëjtën aventurë, i cili ‘shërbeu’ në postin e kryeministrit aq sa deshi vet Hashim Thaçi ”, thotë analisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online.

Sipas Bojajt, z. Mustafa qëndroi në pozitën e kryeministrit, gjithnjë duke ndërtuar segmentet e veta ‘mbikëqyrëse’ klienteliste për t’i shërbyer sa më përfekt ‘shefit të shefave’, vetëm e vetëm për të mbijetuar në postin e kryeministrit. “Ata që e kundërshtonin ‘Hashimizmin’ e LDK-së u cilësuan si armiq, tradhëtarë, kundërshtarë, antirugovistë, duke u penalizuar, atakuar dhe përjashtuar nga pozitat kredibile. Gjatë bashkëqeversijes PDK-LDK, janë krijuar klientelat tej partiake, të cilat mbrojnë interest e të fortëve, duke përfituar para e poste, pa përfillur principet partiake ose edhe interesat shtetërore të Kosovës, por edhe votuesit”, thotë analisti Bojaj për Kosova Sot Online. Madje Bojaj rikujton se si pas zyrtarizimit të koalicionit Mustafa-Thaçi , në dhjetor të vitit 2014, Kosova përjetoi ekzodin e madh të ikjes së qytetarëve.

“Sepse ky koalicion varrosi përfundimisht shpresat për shkapjen e shtetit nga oligarkët e rinj. Ideja e Thaçit për Asociacionin e Komunave Serbe, i kurorëzuar nga koalicioni qeverisës LDK-PDK, doli të jetë antikushtetues dhe i dëmshëm për vendin tonë. Po ashtu, humbja e Çakorrit ka ndodhur për shkak të këtij principi: deputetët e LDK-së, u shitën tek PDK-ja, edhe pse paraprakisht, demarkacioni me Malin e Zi ia ‘hëngri’ kokën Isa Mustafës. Isës ia hëngri kokën Çakorri, jo pse e mbrojti, por përse nuk mundi ta kryente pazarin e Thaçit. Tortën e pazarit për Çakorrin e ‘hëngri’ Ramush Haradinaj, por, as ky nuk po lihet rehat, sepse PDK-ja natë e ditë po i ngre kurthe, gropa e ‘ndërskamca’”, theksoi Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Ai po ashtu thotë se aventurat e presidentit Hashim Thaçi me territore, kufijtë, sovranitetin e kanë edhe vulën e LDK-së, sepse kjo parti hynë në koalicion me PDK-në, sa herë të don kjo e fundit, dhe del nga koalicioni bashkëqeverisës kur të dojë don e azganëve të ‘Zanzi barit’. “LDK-ja edhe sot mban qëndrim të paqartë e të heshtur rreth PDK-së, pavarësisht iniciativave serbe e ruse qe po proklamon kjo parti, me idetë për zhbërjen e shtetit të Kosovës (lëvizja e kufijve) . LDK, flet me gjysmëzëri se ‘kurrë me PDK-në’, por qëllimi është lehtësisht i kuptueshëm, dhe kjo nga përvojat paraprake”, vlerëson Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, LDK e ka edhe një shans të fundit për rrëzimin e pushtetit të Thaçi të dhe shuarjen e aventurave për territore, kufij, sovranitet të dyfishtë, përndryshe, fryma e re po vjen, dhe këto partitë e vjetra që e vodhën, e hangrën dhe po e shkatërrojnë Kosovën, mund të ndëshohen keq nga populli, por edhe nga historia.

(Kosova Sot Onlne)