Lidhja e autobusit me termocentral, ndodh në Kosovë

  • 04 May 2019 - 18:49
Lidhja e autobusit me termocentral, ndodh në Kosovë

Në autostradën që të çon nga Fushë-Kosova për në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj, një autobus po liron tym të madh. Madje me tymin që po e liron mund të hyjë në garë me një termocentral.

E tërë kjo situatë është filmuar nga një qytetar i cili edhe e ka postuar në Facebook.

Nuk dihet nëse autobusi atë ditë ka pasur ndonjë defekt, por në Kosovë ka shumë vetura e autobusë të vjetër të cilët e ndotin ambientin gati sa një termocentral.

 

(Kosova Sot)