Njihuni me burrin që thyen rekordin botëror për numrin e gishtave

  • 06 May 2019 - 08:32
Njihuni me burrin që thyen rekordin botëror për numrin e gishtave

Devendra Suthar ka lindur me “polydaktyly”, çka do të thotë se i formohen shumë gishtërinj kur formohet në mitër gjatë javës së gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë.

46-vjeçari gjendet në Librin e Rekordeve të Guinnessit pasi ka nga 7 gishtërinj në secilin prej gjymtyrëve.

I njohur si ‘njeriu i gishtërinjve’ në qytetin e tij Himmatnagar në Gujarat, India perëndimore, Z. Suthar refuzon që gjendja e tij t’i krijojë vështirësi.

Megjithatë, ai pranon se ka shqetësime nga gishtërinjtë kur punon si marangoz, ndërsa gishtërinjtë e këmbëve i krijojnë probleme për të gjetur këpucët e duhura.

(Kosova Sot Online)