Biznesi i çmendur që bashkoi shqiptarët dhe serbët

  • 06 May 2019 - 08:44
Biznesi i çmendur që bashkoi shqiptarët dhe serbët

Ekspertët britanikë thonë se shqiptarët, serbët dhe kroatët kanë krijuar një aplikacion në internet, për blerje më të shpejtë të kokainës në Britaninë e Madhe.

Çdo kush, mjafton që të ketë një telefon celular, dhe ta shkarkojë sikur aplikacioni Uber. Më pas duhet ta vendosni një kod. Pas vendosjes së kodit, kokaina arrin tek ju për 10 minuta, raporton media kroate Slobodna Dalmacija.

Sipas kësaj gazete, kontrabandistët ballkanik ofrojnë drogë e cila kryesisht vjen nga Kolumbia, por në disa raste edhe nga Rusia. E që bëhet e ditur se cilësia e drogës është e klasit të parë.

Sipas ekspertëve britanikë të anti-drogës, anëtarët e këtij grupi po cilësohen si “lordët e drogës evropiane”, që mundëson një proces të thjeshtësuar për ta porositur atë.

Kjo drogë, që shumica vjen prej Kolumbisë, transportohet për në Britaninë e Madhe përmes anijeve të cilat transportojnë goma, e më pas testohet në laborator. Paketohet në pako, dhe përmes aplikacionit për çdo person që e porositë.

Institucionet Britanike të cilat i ndjekin organizatat kriminale të drogës, thonë se tani pas Brexit’it, janë të shqetësuar për rrjetet nëntokësore të krimit.

(Kosova Sot Online)