Incident në shkollën e Fushë Kosovës, të përfshirë nxënës dhe prindër

  • 06 May 2019 - 16:30
Incident në shkollën e Fushë Kosovës, të përfshirë nxënës dhe prindër

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident në shkollën Daut Bogujevci në Fushë Kosovë. Në incident janë përfshirë fillimisht dy nxënës e pastaj edhe prindi i njërit prej nxënësve.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme të policisë dhe kanë shoqëruar në stacion policor katër persona. 

Personat e përfshirë në incident aktualisht janë duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)