Ja kush i "hoqi qafesh" heronjtë Zahir Pajazitin, Adem Jasharin e deri te Behadin Hallaqin

  • 06 May 2019 - 16:51
Ja kush i

Një nga ish luftëtarët e Lirisë, ish epror i UCK-së  dhe i TMK-së deri në transformimin e saj në FSK, e që  i bashkohet grupit të  veprimtarëve të pakënaqur për mënyrën se si po ndërtohet sot shteti i Kosovës, është edhe  Salih Salihu, bashkëluftëtar i ngushtë i  heroit të kombit Zahir Pajaziti, nga të parët që  kanë kryer edhe ushtrimet në Shqipëri në fillim të viteve 90-ta.

Salih Salihu thotë për  “Kosova Sot Online” se kanë të drejtë të gjithë ata që sot thonë së si kjo Kosovë që po ndërtohet si shtet i ri,  nuk është  kjo Kosova për të cilën ranë Adem e Hamez Jashari dhe shumë shqiptarë të tjerë, që e deshën popullin e tyre dhe luftuan për ta çliruar nga zgjedha fashizoide serbe.

Edhe Salihu thotë se asnjë lider, që pas lufte abuzoi me pushtetin, zhvati buxhetin, korruptoi zyrtarët e bizneset, degradoi institucionet, shkatërroi arsimin e shëndetësinë, biznesin e mirëfilli e  diplomacinë, e vrau shpresën e të rinjve të këtij vendi, nuk ka të drejtë të thirret në sakrificën e  familjes se madhe te Jashajrëve e as të komandantit dhe heroit të kombit Zahir Pajaziri.

Salih Salihu thotë se jo vetëm që e ka thënë Sylejman Selimi, po dihet botërisht nga  shumica e qytetarëve se  këta që sot mundohen  të shpërndajnë përmes medieve mercenare foto se kinse paskan dal me Adem dhe Hamez Jasharin janë vetëm falsifikime të tyre sepse  e vërteta  është tërësisht ndryshe.

Salihi pajtohet edhe me  deklaratën që e kishte dhënë Sylejman Selimi për "Kosova Sot" në një intervistë të hershme  e ku thotë se  Adem Jashari kishte refuzuar t’i takonte fare të njëjtit. Gjë që edhe dëshmuan duke ikur e shkuar në perëndim.

“Kjo dihet mirëfilli fillim e mbarim, përveç kësaj dihet mirëfilli fillim e mbarim që figurat revolucionare asnjëherë nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me anti shqiptarët dhe anti kombëtarët si janë Hasha Tugjari, as me Kadri Veselin,as me Ibrahim Rugovën as me Isa Mustafën as me Xhavit Halitin as me Ramë Marajn, as me asnjë  nga këto “rrogshtajat” tjera të cilët në forma, kohëra dhe situata të ndryshme,  i kanë tradhtuar, i kanë spiunuar dhe i kanë denoncuar te shkau ose i kanë qitë në pritë,  ose i kanë vrarë vetë këta me bandat e tyre që kanë paguar lekë vetëm e vetëm për t`ua hequr qafesh Zahir Pajazitin , Adem Jasharin, vëllezërit Hajredinaj e deri  te Behadin Hallaqi, ata dinë qysh dhe në çfarë mënyre i kanë hequr qafe. ”, tha  Salih Salihu për Kosova Sot Online.

Ai thotë se po ashtu gjendja ka qenë edhe tek kjo banda e  PDK-së që tani thirren se kinse paskan qenë afër me Adem Jasharin.

“Sa i përket kësaj bandës tjetër të cilëve kurrë nuk ju ka dhënë seanca me hyrë në odë se lëre më të jenë pjesë e farë organizimi,këta përveç atyre që i përmenda më lartë këta kanë pasur polemika të ashpra,  Azem Syla me Zahir Pajazitin dhe Zahiri nuk i ka pranuar si  komandant Azemin as komandën  nga Hotel Rogneri dhe ky duhet të sqarohet rreth këtij rasti,  dhe Xhavit Haliti ka pasur polemika të ashpra me Ilir Konushefcin dhe,  edhe Ilir nuk ka pranuar komandën e Xhavitit,Hashimit,Kadriut dhe Azemit nga shtabi i Hotel Rognerit,prandaj këtu është çështja që këta tani po duan të vishen me puplat e tjerëve dhe po donë të behën shqiponja,por me këtë këta nuk  këndon  as zogu laraman por  as sorrat  e  zeza,  jo kot sot këta vizatohen para dëshmorëve dhe heronjve, sepse vetëm shkijet- serbët,  ju kanë borxh atyre më së shumti e pastaj vijnë këtë,  me njëherë pas tyre vjen edhe  banda e Rugovës e dhe Banda e Rognerit,me ata që u cekën më lartë”, tha për “Kosova Sot Online”, ish eprori i UCK-së  Salih Salihu.

(Kosova Sot Online )