“Jeni zgjidhja jonë e fundit”-Familja shqiptare letër Presidentit francez, Macron para vendimit përfundimtar

  • 07 May 2019 - 19:16
“Jeni zgjidhja jonë e fundit”-Familja shqiptare letër Presidentit francez, Macron para vendimit përfundimtar

Teksa ndodhen përpara dëbimit, një familje shqiptare e vendosur në Lure të Francës prej 6 vitesh, ka vendosur t’i drejtohet me një letër presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjykata administrative e Besanços hodhi poshtë të premten e shkuar kërkesën e familjes Gjiryqi kundër dëbimit. Në këto kushte, Mariola Gjiryqi i bën thirrje presidentit të Francës.

Prindërit dhe tre fëmijët e tyre jetojnë në ankthin e dëbimit. Në bazë të vendimit të gjykatës, familja është “detyruar për t’u larguar nga territori francez” dhe rrezikon në çdo kohë të kthehet në kufi.

“Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u rregulluar”-kujton gruaja-“me një kontratë të përhershme, me kurse për gjuhën frënge ku kemi marrë pjesë rregullisht me rezultate të mira”.

Familja shqiptare siç shkruajnë mediat franceze, ka ikur nga Shqipëria në vitin 2013 për të “mbrojtur jetën” e fëmijëve dhe se ata kërkuan azil pasi Franca mëshiron “vendin e të drejtave të njeriut”.

Shpresat e familjes shqiptare qëndron tani tek Kryetari i Shtetit, të cilit i drejtohen me thirrjen: “Ji me ne, ju jeni zgjidhja jonë e fundit”.

Komiteti i refugjatëve, me dëshpërim kërkon rregullimin e kësaj familjeje, ka shkruar një letër të hapur Emmanuel Macron.

Komiteti po organizon një takim për mbështetje publike të familjes Gjiryqi të mërkurën më 8 maj. Një marshim mbështetës do të organizohet gjithashtu të premten në orën 17.

Më 3 maj, 300 njerëz u mblodhën për një demonstrim mbështetjeje, ndërsa familja ishte në pritje të vendimit të gjykatës administrative.

Një peticion online, i nisur nga nxënësit e shkollave të mesme, ka mbledhur deri më sot më shumë se 1000 nënshkrime.

(Kosova Sot)