Arkitekti francez propozon modernizimin e Notrë Damës së djegur

  • 07 May 2019 - 22:47
Arkitekti francez propozon modernizimin e Notrë Damës së djegur

Arkitekti Vincent Callebaut, nga studioja NAB, solli një propozim modern për rindërtimin e spirales së katedrales së Notrë Damës.

Arkitekti ka ridizenjuar gjithë pjesën e çatisë si një kopsht frutash, i mbuluar me xhama si një serrë.

Planet e tij përfshijnë edhe një spirale prej xhami, të harkuar, që do të mblidhte energji elektrike me panele diellore për të furnizuar ndërtesën.

Energjia e mbetur do të jepej falas. Projekti është futur në garë, me qindra të tjerëve që kanë vërshuar.

(Kosova Sot)