Devolli, Abrashi dhe Kelmendi "lagin fytin" e pushtetarëve dhe përfitojnë lehtësira të kundërligjshme

  • 08 May 2019 - 09:14
Devolli, Abrashi dhe Kelmendi

Analisti Bislim Aliu ka reaguar fuqishëm rreth heqjes së taksave selektive nga kryeministri Haradinaj për bizneset e afërta me partinë e tij, i cili edhe po vazhdon me vazhdimin e licencave për monopol kompanisë Devolli.

Sipas analisti politik Bislim Aliu, kryeministri Haradinaj ka ra në gracën e atyre që dinë të ia lagin fytin, prandaj i bënë veprimet e tilla, sado që shkojnë në dëm të bizneseve të tjera të pa lidhura me politikën dhe të pa korruptuara.

“Kryeministri Haradinaj, po i heq taksat në mënyrë individuale, siç veproi me Ramiz Kelmendin i cili është një prej financuesve të AAK-së. Ndaj, kryeministri po vazhdon dhe po zgjeron licencat për monopole, të cilat ia dha sërish Shkëlqim Devollit po ashtu financues i AAK-së. Dhe ia hoqi taksen edhe Gazmend Abrashit, për duhan edhe ky nënkryetar i AAK-së”, tha Bislim Aliu për“Kosova Sot Online”. Sipas Aliut është koha e fundit që opozita të alarmohet dhe të mos lejon gjëra të tilla, së pakut ta bëjë denoncimin publik nëse nuk mundë të bëjë veprime të tjera.

Ndaj, për këtë është e habitshme pse po heshtë opozita, duke e parë se ai çdo ditë kryeministri po merr vendime për interesa personale dhe klienteliste, siç veproi edhe me Shkëlqim Devollin, duke ia zgjatur dhe zgjeruar monopolin antiligjor dhe antikushtetues të homologimit, po ashtu tani me tentativën për t'ia hequr akcizën për duhan, ku përfituesi më i madh do të jetë këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Abrashi dhe ortakët e tij Genc e Shkëlzen Bashota të lidhur me Shpend Ahmetin, ndërkaq që Abrashi është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe bashkëpronari kryesor i fabrikës së cigareve "Premium Tabaco Group" në të cilën kompani bashkëpronar është edhe drejtori i planifikimit strategjik të Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës Genc Bashota, dhe tani së fundmi edhe me Ramiz Kelmendin, i cili është njëri prej financuesve kryesor të AAK-së, pasi që biznesin e bën duke e lagur fytin pushtetarëve, siç bën edhe miku i tij Shkëlqim Devolli”, ka thënë Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )