Punimet në rrjet e lënë sot këtë lagje të Prishtinës pa ujë

  • 08 May 2019 - 12:22
Punimet në rrjet e lënë sot këtë lagje të Prishtinës pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina sh.a (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e njërës zonë të lagjes Kalabria në Prishtinë se nga ora 11:00 deri në orën 17:00 nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet që po bëhen në atë lagje për të përmirësuar infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit atje.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ( KRUP ) njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është si vijon.

Për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren , në zhvendosjen e linjës fi 225 mm që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e “Arabëve” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i KK Prishtinë.

Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin.

(Kosova Sot Online)