Pacolli e ka degraduar ...

  • 08 May 2019 - 16:57
Pacolli e ka degraduar ...

Praktika e ndërtimit të “diplomacisë mashtruese", që e kishte filluar Behxhet Pacolli në mandatin e kaluar të qeverisjes në koalicion me PDK-në edhe pse ka pushuar gjatë periudhës dy vjeçare të koalicionit PDK-LDK, është rikthyer në veprim të ri me koalicionin PANA, ngase edhe në këtë mandat, nga pozita e Ministrit të Jashtëm, sipas analistëve politik, atij po vazhdojnë t`i dalin ne shesh njëra pas tjetrës të pa vërtetët që i thotë, që në popull ju themi rrenat.

Këtë lojë dhe këto mashtrime afatshkurtra Pacolli është duke i bërë me premtimet e tij për njohjet e reja që kinse shpejtë do i merr Kosova, e që brenda pak orësh, apo ditësh demantohen nga shtetet e apostrofuar dhe nuk jetësohen asnjëherë. Kështu u demantua Pacolli së fundi edhe për deklarimin e tij se Republika Demokratike e Kongos së shpejti do ta njohë Kosovën.

Analisti politik Bislim Aliu thotë se "ky është kulmi i mashtrimeve, gënjeshtrave që po vazhdon ti bëjë Pacolli, pasi që për të tillat ai nuk i jep llogari askujt, madje atë askush nuk e pengon edhe në pazaret që i bënë për vete duke shfrytëzuar postin e diplomatit".

“Gjithsesi gënjeshtrat po vazhdojnë çdo herë, përherë ato po vazhdojnë të dalin në shesh, njëra pas tjetrës. Janë këto të gjitha rrenat e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli. Edhe tani së fundi, pas deklarimit të këtij ministri të punëve të jashtme të Kosovës, se Republika Demokratike e Kongos, së shpejti do ta njoh Kosovën, shteti i Kongos, menjëherë ka reaguar duke thënë se ne nuk do ta njohim Kosovën! Por dihet që për këtë, çështjen e njohjeve, Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, dy javë më parë paralajmëroi dy njohje të reja për Kosovën! Ai ka thënë se këto ditë presim njohjen e Kosovës nga Kongo e Etiopia! Kongo e ka mohuar kurse Etiopia nuk është deklaruar. Unë mendoj se Behgjet Pacolli, e ka degraduar deri në nivelin më të ultë diplomacinë e Kosovës, i cili përveç pazareve për bizneset e tij dhe të Hashim Thaçit, ai as që lodhet për diçka tjetër”, tha analisti politik Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )