Reagimi i rradhës: Veseli me PDK-në po e gënjejnë popullin me “Dekadën e re”

  • 09 May 2019 - 16:49
Reagimi i rradhës: Veseli me PDK-në po e gënjejnë popullin me “Dekadën e re”

Partia Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës së ashtuaquajtur "Dekada e Re".

Kujtojmë se “Fillimi i Ri”, ishte parulla zgjedhore në zgjedhjet nacionale të mbajtura në Qershorin e vitit 2017, ku PDK-ja e udhëhequr nga Kadri Veseli, kishte dalë e treta.

Derisa tani  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka nisur një mision të ri, nën sloganin “Dekada e Re”, duke mbledhur si fillim   në Prishtinë të rinjtë e PDK-së si një pikënisje të procesit të brendshëm zgjedhor.

Image

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Bislim Aliu është shprehur se  "kryetari Veseli me PDK-në, po e gënjejnë popullin, se po bën reforma, kur dihet se keqpërdorues më të mëdhenj, janë në kupollë të shtetit dhe të "partisë shtet" dhe se shteti dhe partia janë të kapur nga mafio-politike e kriminale! Dhe, për këtë, denjon Veseli ta quaj PDK-në "lokomotiva e proceseve politike që nga ' 99 e deri më sot, ku realisht PDK-ja  dhe klani PRONTO, si dhe të tjera klane të nëntokës kriminale, janë pikërisht nga kjo parti politike sunduese?!".

Sipas Aliut " është një lojë dhe tallje e madhe me qytetarët, se gjoja PDK-ja po mban zgjedhjet e brendshme, me të ashtuquajturën slloganin “DEKADA E RE”. Kryetari Veseli me PDK-në, po e gënjejnë popullin, se po bën reforma, kur dihet se keqpërdorues më të mëdhenj, janë në kupollë të shtetit dhe të "partisë shtet" dhe se shteti dhe partia janë të kapur nga mafio-politike e kriminale. 

Si po denjon Veseli ta quaj PDK-në "lokomotiva e proceseve politike që nga ' 99 e deri më sot, ku realisht PDK-ja  dhe klani PRONTO, si dhe të tjera klane të nëntokës kriminale, janë pikërisht nga kjo parti politike sunduese?!"

"Ndaj, PDK-ja me 'komandantët" dhe agjentët e SHIK-ut, janë ata që dhanë kontributin më të madh të degradimit, të kapjes totale dhe kriminalizimit të shtetit!" ka përfunduar Aliu.

(Kosova Sot Online)