Arrestohet hajni i shumëkërkuar Kastriot Shala, ai ishte duke...

  • 09 May 2019 - 19:20
Arrestohet hajni i shumëkërkuar Kastriot Shala, ai ishte duke...

Është arrestuar grabitësi i kërkuar për shumë muaj nga Policia e Kosovës, Kastriot Shala.Burime të Gazeta Blic bëjnë të ditur se Shala është arrestuar pas një aksioni të madh të Njësisë Speciale.Para pak castesh është arrestuar grabitësi i kërkuar për shumë muaj nga Policia e Kosovës, Kastriot Shala.

Burime të mediave, bëjnë të ditur se Shala është arrestuar pas një aksioni të madh të Njësisë Speciale dhe arrestimi i tij është bërë në Lagjen Hajvalia në Prishtinë.Shala së bashku me dy të tjerë kanë qenë të kërkuar me muaj të tërë nga Policia e Kosovës.Mbi ta rëndojnë akuza të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Image

Së bashku me Shalën, të kërkuar ishin edhe Ridvan Ademi e Leutrim Latifi.Të tre këta për shumë muaj ikën nga duart e Policisë së Kosovës, teksa jo rrallë herë ata postuan video nëpër rrjete sociale duke u talluar me Policinë.

Para pak kohës në Mal të Zi, u arresrtua Leutrim Latifi, teksa Ridvan Ademi ende mbetet në kërkim.Të tre këta nga Policia e Kosovës, ishin cilësuar si persona shumë të rrezikshëm. Madje, Policia e vendit, pati premtuar premti prej 5 mijë eurosh për secilin person që di vendndodhjen e tyre.

(Kosova Sot Online)