Loredana e ka fshehur edhe moshën edhe borxhet

  • 09 May 2019 - 19:32
Loredana e ka fshehur edhe moshën edhe borxhet

Reperja me origjinë kosovare, Loredana Zefi, përveç që akuzohet për marrjen e 900 mijë franga nga një çift, ajo ka edhe borxhe të tjera. Express ka siguruar pasqyrën e saj financiare në një nga agjencitë financiare të Zvicrës. Aty del se ajo ka borxhe rreth 40 mijë franga. Gjithashtu, data e lindjes së saj është në maj të 1988, ndërsa Loredana thotë se është 23 vjeçe.

Reperes Loredana, që në Kosovë u bë e njohur për lidhjen e saj me reperin Mozzik, po i zbulohen çdo ditë detaje rreth jetës së saj.

Duket se realiteti i jetës së saj është i përafërt me atë cfarë shohim nga këngët e saja të pakta dhe nga rrjetet sociale, ku ajo paraqitet si ‘gangsta’.

Në një hulumtim që e publikoi gazeta zvicerane “20 minuten”, del se Loredana së bashku me vëllain e saj e mashtruan një çift nga Zvicra dhe u morën atyre 900 mijë franga.

Çifti thotë se Loredana iu prezantua atyre si avokate me një identitet krejt tjetër. Për këtë ajo u intervistua të mërkurën nga Policia në kantonin e Lucernit.

Kjo është vetëm një nga historitë e reperes me shtetësi zvicerane.

Gazeta Express ka siguruar një dokument të një agjencia kredibile në Zvicër, ku pasqyrohen disa prej borxheve që ajo kishte për shërbime të ndryshme, e që nuk i kishte paguar.

Në data bazën e Crif Online, aty pasqyrohen pagesat e qytetarëve te Zvicrës për shërbime të ndryshme, del që Loredana ka borxhe në 37 mijë franga, që bashkë me dënime i janë bërë 39 mijë franga borxh.

Në pasqyrën financiare ajo ka shumë ‘pikë negative’ për shkak se nuk ka kryer obligimet e saj financiare që ka pasur.

Dicka tjetër që bie në sy nga të dhënat e reperes është se aty shkruan se Loredana ka lindur më 9 maj të vitit 1988.

Reperja gjithmonë ka deklaruar se ka e lindur në vitin 1995 dhe se i ka 23 vjet. Sipas të dhënave në këtë raport, ajo është 31 vjeçe.

Loredana sot është larguar nga Bazeli bashkë me reperin Mozzik. Ata janë nisur për në Kosovë.

Reperët janë prindër të një vajze gjashtë muajshe.

Gjatë largimit nga aeroporti i Baselit, Loredana ishte komplet e mbuluar. Kishte vënë kapele të zezë, syzë të diellit dhe buzëkuq.

(Kosova Sot Online)