Prokurorët suedezë pritet që të marrin vendim për akuzat e përdhunimit ndaj Assange

  • 09 May 2019 - 20:51
Prokurorët suedezë pritet që të marrin vendim për akuzat e përdhunimit ndaj Assange

Prokurorët e Suedisë, do të njoftojnë të hënën nëse ata do ta rihapin rastin e hetimit ndaj Julian Assange, pasi që ai më parë ishte akuzuar për përdhunim.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, për momentin gjendet në burg të Britanisë së Madhe, pasi që ai u arrestua muajin e kaluar, pas 7 vitesh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit, raporton The Guardian.

SHBA-ja ka kërkuar ekstradimin e tij, duke e akuzuar atë për publikim masiv të informacioneve sekrete të ushtrisë amerikane.

Rasti i hetimit ndaj Assange, mbi akuzën e përdhunimit, pritet të hapet pas gati 10 viteve.

Ai akuzohet nga dy gra suedeze, se ishin përdhunuar nga ai në vitin 2010.

Çështja e Assange, ishte pushuar në vitin 2017, pasi që prokurorët, sipas ligjit, u detyruan që ta pushojnë rastin në rast të kalimit të një periudhe prej 7 vitesh.

Por sipas prokurorëve, rasti mund të hapet nëse ndryshon situata.

E në ditën që Assange u lirua, prokurorët suedezë kishin filluar diskutimin, se a duhet të rihapet rasti i tij. Ky debat duket se do të përfundojë ditën e Hënë, kur pritet edhe të jepet vendimi mbi mundësinë e rihapjet së rastit ose jo.

Gjatë muajit prill, Qeveria e Ekuadorit, ia refuzoi azilin Assange, pasi që ai kishte qëndruar në ambasadën e tyre, për rreth 7 vite.

(Kosova Sot Online)