A do t`i zbulojë Gjykata Speciale vrasjet e pasluftës?

  • 10 May 2019 - 07:28
A do t`i zbulojë Gjykata Speciale vrasjet e pasluftës?

Ky vit do të duhej të ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave, megjithatë siç po shihet nga zhvillimet e fundit, pritet të jetë i humbur sikurse dy dekadat e fundit. Mirëpo, qytetarët po presin çka do të ndodh edhe me Gjykatën Speciale.

Sipas analistit Gani Qarri, në një prononcim dhënë për gazetën "Kosova Sot Online", "kjo Gjykatë u bë plotësisht funksionale në Korrik të vitit 2017, dhe pritej që deri në janar të vitit 2019 të ngriteshin edhe akuzat e para, siç duket asaj i duhet edhe disa kohë për përpilimin dhe ngritjen e padive, e nëse jo më shumë, atëherë të paktën deri në tre mujorin e fundit të vitit 2019".

Sipas Qarrit, "Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë superioritet juridik mbi të gjitha llojet tjera të gjykatave vendore, ndaj Gjykata Speciale ka për detyrë të bëjë hetimin e krimeve, të pa trajtuara deri më tani, kundër njerëzimit, atyre të luftës dhe veprimeve të tjera penale, të pretenduara se kinse janë kryer nga pjestarët UÇK -së gjatë viteve 1998 - 2000, në Kosovë.

E nëse kihen parasysh edhe afatet ligjore që kjo Gjykatë duhet ti respektojë për fillimin e punës, pas Gjykatës së UNMIK-ut, Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe Gjykatës së EULEX-it, Gjykata Speciale është organi i katërt legjislativo-juridik me radhë, që është themeluar me obligim të veçantë për hetimin e krimeve të supozuara të luftës, sipas raportit të Dick Martit të shpërfaqur para Këshillit të BE, më 2011. Por megjithëse kjo Gjykatë u bë plotësisht funksionale në Korrik të vitit 2017, dhe pritej që deri në janar të vitit 2019 të ngriteshin edhe akuzat e para, siç duket asaj i duhet edhe disa kohë për përpilimin dhe ngritjen e padive, e nëse jo më shumë, atëherë të paktën deri në tre mujorin e fundit të vitit 2019".

Tutje sipas Qarrit, "aktivizimi dhe vënia në veprim praktik i kësaj Gjykate, vërtetë pritet të jetë një sfidë më vete dhe proces mjaft i ndërlikuar, edhe për faktin e frikësimit dhe vështirësive për mbrojtjen e dëshmitarëve,që deri më tani, nuk është dëshmuar edhe ndonjë përvojë fortë e mirë dhe e suksesshme, ndërsa nga proceset gjyqësore të saj, ndoshta do të mësoj shumëçka edhe populli i Kosovës, mbi të pathënat e luftës e sidomos për veprimet konspirative të pasluftës, kur u shënuan mijëra të vrarë në Kosovë”.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çështje tejet të ndjeshme edhe për faktin se disa nga të akuzuarit e mundshëm, mbajnë pozicione me rëndësi në pushtet dhe pjesë të caktuara të shoqërisë, nëse gjatë këtij viti kryhen arrestimet e para, bëhet ngritja e aktakuzave dhe në Dhomat e Gjykatës Speciale fillojnë proceset maratonike të gjykimeve ndaj tyre, pritet që sadopak të ngriten tensionet e brendshme dhe burgosja e tyre të ndikojë edhe në konfigurimin e ardhshëm të skenës politike të Kosovës," thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)