Deputeti i Kuvendit të Kosovës i del në krah Loredanës
Këngëtari njëherësh edhe deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, ka përkrahur Loredanën pas arrestimit, një ditë më parë në Zvicër.
Mediat zvicerane dhe gjermane raportuan se rep-artistja mori 700 mijë franga nga një çift zviceran, duke i mashtruar ata bashkë me njërin prej vëllezërve të saj.
Megjithatë, Lordana u lirua më pas dhe hetimet ndaj saj janë duke vazhtu. Sidoqoftë, ajo dhe bashkëshorti i saj Mozzik erdhën sot në Prishtinë, pasi këto ditë do të xhirojnë një videoklip.
Labi, përmes rrjetit të tij social” Instagram” ka shprehur përkrahje Loredanës dhe Mozzikut.
(Kosova Sot Online)