Dalin detaje të reja për vrasjen në Rahovec

  • 10 May 2019 - 12:03
Dalin detaje të reja për vrasjen në Rahovec

Policia jep detaje tjera për privimin nga jeta të një personi në Rahovec, trupi i viktimës u gjet nga vëllai i tij.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit është gjetur pa shenja jete një person. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin N.Murselaj.

Image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë për këtë rast tragjik.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës ishte gjetur nga vëllai i tij, shkruan reporteri.

Plaga e viktimës dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ndryshe kohëve të fundit, rastet e vrasjeve në Kosovë janë shtuar dukshëm. Vetëm disa javë më parë një krim i trefishtë në qendër të Prishtinës tronditi qytetarët e vendit. Konkretisht kryefamiljari Hasan Krasniqi vrau gruan dhe renë e tij e më pas qëlloi edhe veten.

Ndërkaq disa ditë para këtij rasti kishte ndodhur edhe një vrasje tjetër e tmerrshme. Ilir Zeqiri nga Kopiliqi i Skenderjat ishte gjetur i vrarë e më pas i djegur në veturën e tij. As për këtë rast ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

(Kosova Sot Online)