Pazaret e Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe veglës serbomadhe...

  • 10 May 2019 - 13:02
Pazaret e Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe veglës serbomadhe...

Duke e parë acarimin e hapur të raporteve në mes të zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, në këtë rast kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe atij shqiptar Edi Rama , prof. Universitar Muhamet Kelmendi vlerëson se këto përkeqësime të raporteve po vijnë si pasojë e ndarjes së madhe të politikës shqiptare karshi formulës së zgjidhjes së problemit në mes të Serbisë dhe Kosovës ngase qeveria Shqiptare, Edi Rama me Hashim Thaçin, janë pozicionuar në favor të Serbisë, prandaj për tu riparuar qarjet, duhet të ndryshon politika Shqiptare karshi Kosovës duke u bashkuar në një zë në mbrojtje të interesit historik të zgjidhjes së çështjes shqiptare.

“Tashmë duket se kemi një ndarje të politikës shqiptare midis dy vijave sa i përket marrëveshjes me shtetin kriminal serb. Nuk ka dyshim se këto vija janë në kundërshtim të hapur, madje kanë edhe karakter armiqësor dhe natyrisht shumë të dëmshëm për shtetin dhe kombin tonë. Mbështetur në deklarimet e përditshme të z. Thaçi shihet se nuk është hequr dorë nga ndryshimet e kufijve, vetëm se tash mbi bazën gjoja patriotike, duke kërkuar bashkimin e Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën.

Ky deklarim bëhet në atë mënyrë sikurse kinse të tjerët, kryesisht z. Haradinaj të ishte kundër bashkimit. Kjo tregon se sa poshtë ka rënë z. Thaçi dhe me farë ideologjie po manovron. Dhe harron fare, por tamam si poezi ka mësuar deklaratën tjetër se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Srbska. Ky marifet po përkrahet me një marifet tjetër shumë perfid, përkatësisht nga z. Rama se ka të drejtë të shprehet për Kosovën. Dhe kjo është e drejtë por duhet të shohim mirë se çka në realitet po përkrahet nga këta dy politikan dhe nga vegla serbomadhe Baton Haxhiu për Kosovën? Thjesht është ndarja”, tha Prof Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, "ndarjen e Kosovës nuk mundë ta mbron vetëm taksa sepse në takimin e Parisit rreziqet për ta rikthyer përsëri këtë opsion janë tepër të , mëdha por nevojitet unitet dhe qartësi politike".

“Jam i mendimit se në Paris duhet të shkohet vetëm nëse janë prezent edhe Anglia dhe SHBA, dhe aty të shkohet me qëndrime të qarta shtetërore. Tani ju takon z. Thaçi dhe z. Haradinaj të koordinojnë qëndrimet e dala nga Kuvendi për shtetin dhe kurrsesi mos të lejohet ndarja e Kosovës” , tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se Kosovës i duhet njohja ndërkombëtare, edhe ajo e Serbisë , por jo duke paguar çmimin e copëtimit të territorit të Kosovës. “Po thuhet se me marrëveshje hapet kjo rrugë. Por, këtu jo duke shkatërruar hapësirën territoriale, por duke e ruajtur atë mbi bazën e parimeve ndërkombëtare mbi marrëdhëniet e shteteve. Me këtë kuptohet njohje reciproke dhe futje të reciprocitetit në marrëdhëniet midis dy shteteve. Reciprociteti kupton fushën politike ekonomike, nacionale dhe shoqërore. Pa këtë nuk ka perspektivë vendi”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online )