Akuzon Aliu: Na plaçkitën 20 vjet, është koha t'i ndjekim hajnat nga pushteti!

  • 11 May 2019 - 16:00
Akuzon Aliu: Na plaçkitën 20 vjet, është koha t'i ndjekim hajnat nga pushteti!

Duke shikuar se çfarë po lë 20 vjet mbrapa në qeverisjen e vendit kjo klasë e tanishme politike, dikush në pozitë e dikush në opozitë, duke i ndërruar rolet  si aktorët në teatër, analistët politik theksojnë se vendi nuk mundë të ketë të ardhme me këta njerëz të cilët për dy dekada vetëm e zhvatën shtetin dhe qytetarin.

Image
Bislim Aliu

Të tillët, sipas analistit politik Bislim Aliu, nuk mundë të ndryshohen, nuk mundë të edukohen as të transformohen për të vepruar më ndryshe. Të tillët duhet të largohen ose me votë ose me forcë nga pushteti dhe të mos lejohen që ta blejnë  votën e qytetarit të varfër.

“Kjo klasë politike në Kosovë, di fare mirë, si të zhvatet e vidhet buxheti i Kosovës, si mbështetën bastionet, si punësohen militantët e familjarët e tyre, si tregtohet me ato ndërmarrje publike e private, si të pushtohen institucionet e drejtësisë e të arsimit, si të përfitojnë nga tenderët publik, si t'i kanë nën kontroll farmacitë dhe regëtinë me karburante, si të japin e mbajnë monopole kriminale, e shumë çka tjetër. Pra për dy dekada këta e kanë mësuar këtë zanat vetëm për vete dhe e kanë zhvatur shtetin,m e kanë vjedhur qytetarin”, tha  Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

 Analisti  politik Bislimi Aliu  thotë se me në fund populli po i kupton të gjitha, ndonëse me vonesë, parandej koha është për ndryshime, dhe këtë kohë duhet të kuptojnë edhe këta që e kanë kapur shtetin.  “A thua, pse kjo klasë politike e inkriminuar nuk ngopet ndonjëherë, por vetëm di se si të gënjehet e mashtrohet populli, madje edhe  të blihet e mbahet elektorati për 20 vjet rresht dhe më kryesorja, si ruhet e forcohet pushteti kriminal? Kjo është pyetje që nuk do të duhej ta përsërisim në të ardhmen.

Pse kjo klasë politike, modelin e abuzimit, e kanë ngritur në nivel të "kataklizmit" kriminal - institucional? Edhe këtë pyetje nuk do të duhej ta  bëjmë shumë gjatë. Koha është për ndryshime dhe për ndëshkim të të gjithë atyre që abuzuan me shtetin dhe pushtetin në dëm të qytetarit r në emër të shtetit”, tha  Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)