Thaçi, Vuçiq e Mogherini takohen sot në Shkup?
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën solemne për inaugurimin e presidentit Stevo Pendarovski.
Në këtë inaugurim të Pendarovskit ku do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta prezent do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Blic
Shkupi zyrtar ka njoftuar se përveç tyre, të ftuar do të jenë Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, udhëheqësja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, komisionari i zgjerimit të BE-së Johannes Hahn dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në këtë inaugurim, pritet edhe ndonjë takim spontan i presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shkup. Përveç këtij takimi, Thaçi pritet ta takojë edhe zyrtaren e lartë të BE-së, Frederika Mogherini.
Kujtojmë se një takim mes vete dyshja udhëheqëse e patën edhe më 9 maj në Samitin e Brdo- Brijun-it në Shqipëri
Ndryshe, Pendarovski është presidenti i parë i Maqedonisë Veriore pas ndryshimit të emrit të shtetit, i cili u pasua nga marrëveshja e Prespës në Shkup dhe Athinë.
Ai do të jetë kreu i pestë i shtetit që prej fitimit të pavarësisë. Më parë ky funksion u krye nga Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorgje Ivanov.
Kandidati i koalicionit qeverisës LSDM-BDI, Pendarovski në raundin e dytë të zgjedhjeve, më 5 maj, mundi kandidatin e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovski-Davkov opozitës.
(Kosova Sot Online)