Kanceri ia deformoi fytyrën, i mbijetoi pavarësisht se s’hëngri për katër vjet

  • 12 May 2019 - 17:42
Kanceri ia deformoi fytyrën, i mbijetoi pavarësisht se s’hëngri për katër vjet

Një nënë e dy vajzave, e cila po përballet me tre lloje të kancerit thotë se dëshira e saj më e madhe është që t’i shikojë vajzat e saj tek sa rriten.

Debbie Caquias, 51 vjeçare, nga Birmingham i Britanisë së Madhe, është duke luftuar me tre lloje të kancerit që nga viti 2007, pas operacioneve shumë të shtrenjta i ka mbetur fytyra e deformuar, duke ia pamundësuar që të hajë dhe shumë vështirë të flas, raporton Daily Mail.

Tani ajo ushqehet direkt përmes tubave të lidhura në stomak, thotë se kur shkon për të bërë shoping me vajzat e saja Gabby, 12 vjeçare dhe Kenzei, 10 vjeçare, njerëzit ndalen dhe e shikojnë atë.

Image

Gjithsesi Debbie, e cila tani jeton në New York, mbetet ende e fortë, e mbështetur nga bashkëshorti i saj, Sam dhe vajzat e saj, të cilat janë shumë të lidhura me nënën, dhe madje e kuptojnë atë vetëm kur ajo i shikon, ato e dinë se çfarë do.

Debbie, ishte lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, por u zhvendos në New York, para 15 viteve.

Ajo i diagnostikua me kancer në gjuhë, në vitin 2007, dhe iu deshën shtatë javë të kemoterapisë dhe radioterapisë në kokë.

Tretmani ishte shumë i shtrenjtë, madje ia dogji tërë gojën dhe fytin, duke ia pamundësuar të ngrënit. Ajo pastaj filloi të ushqehej direkt përmes lukthit.

Ajo shkruan: “Të jesh e diagnostikuar me tre kancere të ndryshme dhe të jetosh, doktorët më thonë se jam mrekullisht me fat. Ndjehem sikur një bombë e kurdisur po më pret mua, për vallëzimin tjetër me djallin”.

Image

Ajo vazhdoi: “Më mungojnë shumë, e qeshura, e folura, puthja e fëmijëve”.

“Të mësohesh që të tjerët të të shikojnë me çudi, ka qenë gjithashtu pjesë e vështirë e jetës sime, por bashkëshorti dhe vajzat janë vija ime e parë e mbështetjes” shkruan Debbie.

Por gjithsesi, ajo tashmë ka hyrë në listën e triumfuesve të kancerit, dhe tashmë nuk ka qeliza kancerogjene në trup.

(Kosova Sot Online)